AKTUALITET, 24 Mars 2020, 19:01

Kriza prej COVID-19/ Miliona euro nga BE për Shqipërinë, reagon Presidenti Meta

Kriza prej COVID-19/ Miliona euro nga BE për Shqipërinë, reagon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë euro në betejën me koronavirusin.

“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë! ?????”, shkruan Meta.

Presidenti ka shpërndarë në profilin e tij deklaratën e ambasadorit të BE, Luigi Soreca i cili njoftonte:

“I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së ?? për #Shipërinë ?? në luftën kundër #COVID19.

▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore

▶11 mln€ për mbrojtjen sociale

▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.

BE-ja është gjithmonë me ?? në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë.”