TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, me kërkesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kjo mbledhje do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe janë marrë masat, që të respektohen distancat e nevojshme, për të evituar përhapjen e koronavirusit, nëse ndonjë pjesëmarrës është i infektuar.
Por, kryeministri Edi Rama, ende nuk po konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe Lapsi.al raporton se ai ka kërkuar që mbledhje të zhvillohet me videocall, për të shmangur qëndrimin në një sallë të përbashkët.
Hezitimi i Ramës është rritur shumë pas konfirmimit me Covid-19 të drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri nuk po zhvillon asnjë takim me bashkëpunëtorët e tij. Frika e Ramës është më e madhe, duke e ditur që ai vuan nga sëmundja kronike, astma. Deri më tani ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje vetëm kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Ende nuk ka një reagim nga zyra e kreut të qeverisë, i cili insiston që mbledhja të zhvillohet me videocall. Mbetet të shohim nesër se si do të rrjedhin gjërat gjatë kësaj mbledhje të thirrur nga presidenti, për shkak të situatës emergjente që po kalon vendi nga përhapja e koronavirusit.