TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se të gjithë ata që janë të regjistruar do të marrin pagë. “Jam i detyruar t’ju bezdis sot e deri në fund, dua t’ju përcjell merakun. Sot më shumë se kurrë jeni familja ime. Cdo i regjistruar me pagë ose pa pagë do të marrë “pagë lufte”. Ka familje të vetëpunësuara ku është regjistruar vetëm kryefamiljari. ndihmë ekonomike, dyfishin e ndihmës që japim deri tani. Ky hall na ra në kokë familjes së madhe shqiptare. Janë plot 60 mijë e 400 persona. Po kështu, shuma që shteti shqiptar paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike është plot 340 mln lekë. Po të vijojmë të paguajmë kaq jemi në rregull. E dimë që ato familje kanë nevojë, në kohën e paqes dikush bën punë tek-tuk, për një shishe qumësht, ndaj të jemi në rregull jo vetëm me ligj por edhe me zakon, ne do të shpërndajmë dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqes të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë gjatë kësaj kohe lufte. 70 mijë familje do të marrin ndihmë dyfish. Kemi në regjistër edhe të papunët, edhe për ata dyfish do të bëhet pagesa. S’është koha për të parë ligjin strikt, por të shpëtuar si shqiptarë zakonin. Ti nuk do të jesh kurrë vetëm s’është vetëm zakon, por është vija e profilit të qeverisë që unë drejtoj. Unë dua sot, që të gjithë ata që janë në hall të mos ndihet vetëm, dhe sot më shumë se kurrë është dita për t’ju qënë pranë hallexhinjve më të mëdhenj. Vdekjes s’kemi çfarë t’i bëjmë. Kemi vetëm një rrugë, t’i zëmë vdekjes rrugën.