AKTUALITET, 24 Mars 2020, 17:03

Nga Italia në varrimin e gjyshes, si i infektoi vajza nga Hasi prindërit me COVID-19

Nga Italia në varrimin e gjyshes, si i infektoi vajza nga Hasi

Hasi është konfirmuar tashmë si një vatër e re e përhapjes së koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në rrethin e Hasit janë konfirmuar dy raste me COVID-19, burrë dhe grua.

Burime për Fax News bëjnë me dije se, vajza e dy të infektuarve me koronavirus ka ardhur nga Italia para dhjetë ditësh dhe ka marrë pjesë në varrimin e gjyshes së saj nga ana e mamit.

Pas ceremonisë motore mësohet se, vajza është larguar përsëri për në Itali dhe dyshohet se ajo mund të ketë infektuar prindërit e saj.

Burime bëjnë me dije se, janë rrëzikuar edhe mjekët dhe infermierët e spitalit të Hasit dhe dy mjekë të spitalit të Kukësit, pasi për një javë rresh i kanë shërbyer të moshuarve.