AKTUALITET, 1 October 2026, 15:22

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari, i sekuestrohen edhe fishekë

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Roof”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi R. R., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.