AKTUALITET, 24 Mars 2020, 18:07

Nga periferia në qendër, qyteti i Torinos i ngjan një ‘shkretëtire’

Nga periferia në qendër, qyteti i Torinos i ngjan një
Italia tashmë është e izoluar për shkak të koronavirusit. Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se si rrugët nga periferia në qendër të Torinos janë bosh. Një qytet pothuajse i shkretuar pasi shumë pak qytetar lëvizin nëpër rrugët e Torinos, duke respektuar rregullat të cilat janë vendosur për Covid-19. Gjithashtu qytetarët preferojnë që të mos largohen nga shtëpia, përveçse nga nevoja. E boshatisur është gjithashtu edhe zona rreth Stadiumit të Juventus, që zakonisht qëndronte e mbushur me tifozë.