TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritet bilanci i viktimave në Greqi. Mediat e huaja raportojnë se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të vdekur, ku mosha mesatare e viktimave është rreth 75 vjeç.
Po ashtu listës së viktimave iu bashkua dhe rasti i një 40-vjeçareje nga Kosturi, e cila kishte humbur jetën pak ditë më parë në shtëpi, ndërkohë që sot u vërtetua se vdekja u shkaktua nga COVID-19. Aktualisht në terapi intensive qëndrojnë 45 persona, shumica meshkuj, me sëmundje kronike.
Ndërkohë, vetëm ditën e sotme janë raportuar 48 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra në total ka shkuar në 743. Por sipas përllogaritjeve mendohet që gjithsej numri i të prekurve të ketë shkuar në 10.000 gjithsej.