TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Berati iu shtua sot hartës me të infektuar nga koronavirusi. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 44-vjeçarja e konfirmuar me Covid-19 jetonte dhe punonte prej vitesh në Tiranë dhe pas mbylljes së shumë bizneseve, rreth dhjetë ditë më parë është kthyer të jetonte në ish-banesën e saj në fshatin Rroshnik të Beratit, së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.
Pas analizave të kryera, pasi ajo ka deklaruar se kishte shenja të virusit, sot ka ardhur dhe konfirmimi se 44-vjeçarja ka rezultuar pozitive.
Menjëherë pas konfirmimit, në banesën e saj në fshatin Roshnik, kanë shkuar punonjësit e shërbimit të higjenës dhe forcat e policisë për të bërë karantinimin e banesës dhe dezifektimin e saj.
Mësohet se 44-vjecarja me inicialet K.M. ka ardhur në këtë fshat 10 ditë më parë ndërsa ka qenë në lëvizje të vazhdueshme dhe është takuar me njerëz brenda këtyre ditëve, jo vetëm në fshat por edhe në qytetin e Beratit.