AKTUALITET, 24 Mars 2020, 18:29

Gjendet një person i asfiksuar pranë Muzeumit të Dëshmorëve në Durrës, dërgohet me urgjencë në spital

Gjendet një person i asfiksuar pranë Muzeumit të

Një person është gjendur i asfiksuar pranë lokaleve në lulishten në afërsi të Muzeumit të Dëshmorëve në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 30 minuta.

Pas njoftimit të bërë në polici nga një telefonatë, në vendngjarje ka shkuar Urgjenca, e shoqëruar nga një makinë e forcave të rendit. Po ashtu në vendin e ngjarjes ishin dhe forcat ushtarake, që vijojnë patrullimet në këto kohë, në kuadër të masave kundër COVID-19.

Personi i asfiksuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit.