TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha tha nga Lezha se aksioni opozitar është një rrugë pa kthim që kalon përmes zgjedhjeve të parakohshme për ti kthyer parlamentin shqiptarëve.
Lezha ishte ndalesa e dytë e turit të Shpresës, siç i ka cilësuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimeve me bazën para protestës së 5 marsit.
Pas diskutimeve në kryesinë lokale, Kryedemokrati bëri të qartë se aksioni opozitar për largimin e Edi Ramës do të ndërthuret me protestat e qytetarëve dhe me shpalosjen e programit të PD për një Shqipëri Europiane.
“Aksioni i radhës do të jetë ndërthurja e protestave të fuqishme qytetare, me shpalosjen e vizionit dhe programit tonë për një Shqipëri dhe një Lezhë të shpresës dhe të ardhmes që i takon shqiptarëve dhe jo bandave të krimi,”-tha Basha.