AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:08

Ngacmim seksual dhe shitje librash me detyrim, shkarkohen 3 pedagogët te Bujqësori

Ngacmim seksual dhe shitje librash me detyrim, shkarkohen 3 pedagogët te

Tre pedagogë të Universitetit Bujqësor janë shkarkuar nga Rektori, Bahri Musabelliu, pas denoncimeve që pati nga studentë, për ngacmime seksuale dhe shitje të librave me detyrim.

I kontaktuar nga Ora News, rektori ka deklaruar se pedagogët u shkarkuan për ngacmim seksual dhe shitje të librave me detyrim, dhe paralajmëron edhe shkarkime të tjera.

Në ditët e ardhshme mund të ketë edhe shkarkime të tjera”, ka thënë rektori.