AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:51

Samiti i diasporës/ Rama nën strehën e liderit nacionalist

Samiti i diasporës/ Rama nën strehën e liderit nacionalist

Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e dytë të diasporës që po mbahet në Tiranë për të kuruar imazhin e tij si lider i të gjithë shqiptarëve. Pasi ka bërë më parë propozime në kufijtë e tezave nacionaliste, si një bashkim me Kosovën nëse BE i refuzon shqiptarët, pasi ka mbrojtur taksën 100% për produket serbe si një klithmë simbolike që do të tërheqi vëmendjen ndaj një padrejtësie, pasi ka bërë thirrje për një president i përbashkët për të dy pjesët e ndara të kombit, Rama është kujdesur këtë të premte të flasi në emër të të gjitha shteteve ku banojnë shqiptarë në rajon.

Kryeministri e ka filluar me Maqedoninë, duke përmenduar atë që nacionalistët maqedonas e quajnë si “Platforma e Tiranës”, pra ndërhyrja e qeverisë shqiptare në ndryshimin e pushtetit në Shkup. Ai tha se pa shqiptarët Maqedonia e Veriut nuk do të realizonte dot marrëveshjen e Prespës dhe pa ata nuk do të hynte dot nesër në NATO dhe BE.

Ai i bëri gjithashtu thirje shqiptarëve të Malit të Zi të bashkojnë të gjitha forcat politike për të fituar zgjedhjet në komunën e re të Tuzit. “Armiku më i madh i shqiptarëve është ndarja mes tyre. Sa herë bëhemi bashë ne jemi të pamundshëm” tha kryeministri.

Dhe si për të përmbushur kuarrin gjeogarafik ai kaloi edhe në Kosovë ku nuk humbi rastin për të përkrahur aventurën e Hashim Thaçit për një marrëveshje me ndryshim kufijsh. Ai ritheksoi tezën tashmë të vjetër (dikur i kishte quajtir gomerë) se çështjen shqiptare e dëmtojnë ata që e etiketojnë Thaçin si tradhëtar.

Pra edhe një herë më shumë Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje për të veshur me pahir kostumin e një lideri mbarëshqiptar. I ndërgjegjshëm se karburanti i brendshëm po i mbaron, se ka dështuar në ndërtimin e një shoqërie të aftë të bëjë shtet, të luftojë krimin, të sigurojë zgjedhje dhe të sjellë investime të huaja, Rama e di se e vetmja shpresë që i ka mbetuar është të pompojë narrativën e liderit suprem patriotik. Prandaj ai shpërndau në fjalimin në samit këshilla për shqiptarët e të gjitha trojeve, në pritje të një marëveshje të mundshme Kosovë –Serbi, që do ti hapte rrugë retorikës së bashkimit. Të vetmes kartë që i ka mbetur Edi Ramës për tu ricikluar në politike.Lapsi.al