TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është në shërbim të bandës së ‘Avdylajve’, pasi sipas tij është vënë në atë detyrë nga Rama për të shkatërruar dosjen e njohur si ‘339’.
Gjatë një deklarate për mediat, Çlirim Gjata u shpreh se Prela nuk sekuestron pasurinë e kreut të grupit të Avdylajve duke shkelur ligjin anti-mafia.
“Donika Prela është në shërbim të bandës së Avdylajve sepse është emëruar nga Rama në këtë detyrë për të shkatërruar dosjen 339. Truri i bandës së Shijakut është i pa prekur.
Si shpjegohet që Donika Prela nuk vepron dhe nuk sekuestron pasuritë e tij sipas ligjit anti-mafia. Ne sot kemi një celulë kriminale dhe jo një Prokurori të Krimeve të Rënda. Prela ka liruar Astrit Avdylajn kur ishte në prokurorin e Durrësit”- tha Çlirim Gjata.