AKTUALITET, 1 Mars 2019, 12:33

Laborator droge dhe 100 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Laborator droge dhe 100 mijë euro, arrestohen 3 shqiptarët në

Gjatë ditës së sotme policia Italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë pas kontrollleve që ushtroi në apartamentin ku ata banonin, policia u zbuloi 3 kg e gjysmë heroinë dhe një laborator droge me të gjitha pajisjet. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit me iniciale T.A., 25 vjeç dhe T. A ., 31 vjeç si dhe kushëriri i tyre T.M., 19 vjeç.

Policia bën me dije se pas informacione të grumbulluara ka vijuar operacionin, duke filluar me kontrollin në makinën e tyre, ku iu gjetën dhe sekuestruan dy telefona dhe 1000 mijë euro para cash.

Kjo ka bërë që policia të vijojë kontrollet edhe më tej ku u gjeti, dy çekiçë metali hidraulikë për të ngjeshur heroinën, një stampë artizanale metalike, që i vihej sipër pakove, dy përzierës elektrikë, një sitë e shumë pajisje të tjera dhe veç këtyre, edhe 8 mijë euro.

Policia italiane i ka dërguar tre shqiptarët në burgun Santa Maria Maggiore në Venecia.