TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, IKMT ka shembur bazamentin ku do vendosej busti i Skënderbeut. Iniciativa ishte e Bashkisë së Lezhës për të vendosur bustin e Skënderbeut me rastin e ditës së Besëlidhjes së Lezhës.
Sipas të dhënave të para nga IKMT gjithçka ishte bërë pa lejen nga Instituti i Monumenteve. “Instituti i Monumenteve nuk ka dhënë leje për vendosjen e bustit”- thonë burime nga IKMT.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se kjo është një gjë e papranueshme.
“Është i papranueshëm bllokimi nga ana e Ministrisë për vendosjen e kësaj shtatoreje të shumëpritur për Lezhën”- thotë ai.