AKTUALITET, 1 Mars 2019, 12:53

Salianji akuza qeverisë: Po ndërhyn në zgjedhjet e Komuniteti Mysliman

Salianji akuza qeverisë: Po ndërhyn në zgjedhjet e Komuniteti

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një postim të bërë në rrjetet sociale, shprehet se qeveria po ndërhyn në zgjedhjet e Komuniteti Mysliman, të cilat do të mbahen nesër.

Shqipëria po vlon nga padrejtësia dhe kauza e zgjedhjeve të lira është kulmimi i saj, por qeveria që e ka ves nuk rri dot pa prishur zgjedhjet kudo të jenë”, shprehet Salianji.

Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartazi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirtin”, shkruan Salianji.