AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:12

3 rrjedhje nga LSI, kush janë emrat që duan të bëhen deputet

Tre kandidatë nga radhët e Lëvizjes Socialiste janë paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën që i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Sipas burimeve pranë KQZ aktualisht janë  tre kandidatë nga listat e LSI-së që janë paraqitur në këtë institucion.

Mësohet se Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara edhe kjo ka dorëzuar formularin ditën e sotme.

Ndërkohë që emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.

Ende nuk dihet se sa prej kandidatëve në lista do të pranojnë mandatin.

Ylli Shehu1
Ylli Shehu

Enver Roshi
Enver Roshi

Aurora Mara