TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin "Çim Peka Live", në Syri TV, ku i ka drejtuar disa pyetje, dëshmitarit të masakrës së Krushës, Bellanica, i cili sot deklaron se kasetën e xhirimeve, i'a ka dhënë Lulzim Bashës.
Rakipi e pyeti Bellanicën, mos ngatërrohet për Lulzim Bashën, njëlloj si rrëfimet e tij se flet me të vdekurit.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Sa kaseta keni ndarë ju atje? Ju kishit një kasetë, ja dhatë Lulzimit, apo Dashamir Pezës?
Bellanica: Ja kam dhënë Dashamir Pezës.
Rakipi: Dashi deklaroi në një televizion tjetër, se kasetën ja ka dhënë BBC. Kasetë tjetër kishit?
Bellanica: Jo zotëri, vetëm ajo ishte.
Rakipi: Se ti je një zotni, që duhet të të repektojmë. Ke dekonspiruar një gjë të tmerrshëm. Por ka një problem, ju po thoni që nuk ja keni dhënë Bashës, por Dashamir Pezës kasetën?
Bellanica: Marrëveshja është bërë, Dashamir Peza më tha, për t'u larguar nga Shqipëria.
Rakipi: Cfarë bëri Dashi me kasetën?
Bellanica: Unë dua të drejtën, që as nga Dashamiri dhe as nga Basha...
Rakipi: Dashi tha e mora kasetën dhe ja dhashë BBC.
...
Rakipi: Deklaruat që shihni dhe të vdekur. Që të marrin cigaren... Mos ka qenë edhe Lul Basha dhe ngatërron edhe pjesën e të gjallëve dhe të vdekurve? Mos kemi ndonjë ngatërresë? Se Dash Peza del dhe thotë ndryshe. Këtu po e shfrytëzojnë politikisht këtë zoti Bellanica, mos po ju përdorin?
Bellanica: Jo absolut nuk më keqpërdor dikush. Më ka obliguar morali im se kam bërë për Dashin dhe as Bashën. Mos të dalin ty të vdekur.
Rakipi: Jo mua nuk më dalin të vdekur, këto i keni deklaruar ju.
Spiropali: Ti lëmë talljet. Zoti Bellanica nuk i ka bërë tani akuzat. Tani ti ndajmë faktet.
/TPZ.al/