TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nënvizon se grupet kriminale nuk kontrollojnë vetëm Shkodrën por edhe 6 qytete të tjera në vend, të cilët janë: Tirana, , Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra dhe Vlora. Nishani sqaron se aktiviteti i tyre është i përqëndruar kryesisht në vrasje, grabitje, gjobëvënie dhe trafik të lëndëve narkotike.
“Krimi i organizuar tashmë partner politik i qeverisjes të së majtës. Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra, Vlora nën kontrollin e grupeve kriminale, vrasësve, grabitësve, gjobvënësve, të droguarve. Kërcënim për çdo familje, çdo qytetar, çdo fëmijë”, ka pohuar Bujar Nishani.
Të martën, partitë opozitare zhvilluan mbledhjen e tyre të parë për këtë sesion parlamentar në qytetin e Shkodrës duke u solidarizuar me qytetarët, të cilët ndihen të braktisur dhe frikësuar për shkak të 6 vrasjeve të tipit mafioz në tre muajt e fundit, ku nuk është zbuluar asnjë autor.