AKTUALITET, 7 Maj 2019, 21:25

Basha kërcënon Ramën me kanun: Injorantët harruan se ku ishin

Basha kërcënon Ramën me kanun: Injorantët harruan se ku


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmendi edhe kanunin gjatë vizitës së tij në Shkodër. Ndër të tjera, kryedemokrati u shpreh se, kryeministri Edi Rama dhe bandat e vendit harruan se ishin në vendin e kanunit.

“Injorantët harruan se në cilin qytet ishin, por siç e thotë tradita, burra që harrojnë kanunin, i ul në gjunjë edhe një 15-vjeçar. Harruan se ka një Parti Demokratike të vendosur për të qëndruar në krahë të Shkodrës”, u shpreh Basha.