AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 23:15

I përplas makinën nga mbrapa duke hedhur në kanal dhe largohet nga vendngjarja, plagoset avokati

I përplas makinën nga mbrapa duke hedhur në kanal dhe largohet

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kasharit në Tiranë.

Burime për Fax News bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur makinën e avokatit Enea Cenko, duke e hedhur në kanal.

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka mbërritur pas 20 minutash. Bëhet e ditur se avokati është lënduar lehtë.