AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 22:24

“E meritoja gazin helmues sepse i dhashë dorën Ramës”, Kryemadhi: Presidenti të mos...

“E meritoja gazin helmues sepse i dhashë dorën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “360 gradë”, ka treguar arsyet që e çuan partinë e saj në djegien e mandateve të deputetëve, duke thëne se ishte e vetmja alternativë që i kishte mbetur opozitës.

Aja ka folur edhe për deklaratën e Ilir Metës, kur dënoi dhunimin e institucioneve.

Rama nuk e ka marrë seriozisht vendimin e opozitës

Rama s’ka marrë seriozisht fëmijët e vet, e jo më opozitën. Një njeri që merr seriozisht një kërpudhë dhe nuk merr seriozisht fëmijët e çerdheve të Skraparit…. çfarë pret!

Ai është budalla, është i çmendur. Ai mendon se është mirë sepse ka 10 veta që i thonë ti je mbret, je pasha…

Djegia e mandateve për t’i shpëtuar vetingut

Ne i dogjëm mandatet, tani le të na vijnë të na arrestojnë se jemi pa imunitet

Pse arritëm këtu

Gabimi jonë, atë gazin helmues e meritoja kur i dhashë dorën Ramës në 2013, për këtë e meritoj dhe po vuaj pasojat

Deklarata e Presidentit Meta kundër dhunimit të institucioneve

Presidenti të vinte aty dhe ta ndjetë atë gazin, se ishte në Gjermani me Merkelin, dhe nga jashtë bëhen kollaj deklaratat. Unë e kuptoj se ai është president dhe ka rolin e tij.

Por secili nga ne ka marrë përsipër përgjegjësitë e tij, dhe nuk ngatërrohen me marrëdhëniet tona familjare.

Kur kam marrë vendimet radikale, nuk më ndalon dot Meta, se ky është betimi që u kam bërë votuesve të mi, të LSI. Sot jam unë përgjegjëse në drejtimin e LSI.

Deklaratat e Metës janë të tij dhe nuk dua t’i komentoj.