AKTUALITET, 1 Maj 2019, 21:37

Aksident në Kavajë, makina zvarritet 20 metra pas përplasjes (Foto)


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës që ka trembur të gjithë banorët. Mësohet se janë përplasur dy automjete, dhe njëra prej tyre ka ecur në mënyrë të pakontrolluar rreth 20 metra, pas momentit të përplasjes.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht mësohet se automjeti që shkaktoi aksidnetit ishte pa dokumente dhe pa siguracione.