SPORT, 8 August 2026, 19:44

Barcelona e dërgoi në Angli, por pret 55 milionë euro pas një viti për një nga veteranët

Barcelona e dërgoi në Angli, por pret 55 milionë euro pas

Ronald Arauho do të veshë fanellën e Liverpulit gjatë këtij edicioni. Akordi me Barcelonën u arrit për huazim, ndërsa klubi i Premier Ligë do paguajë rrogën e sezonit.

Liverpuli gëzon të drejtën e blerjes së kartonit për 55 milionë euro. Arauho prej kohësh ishte jashtë planeve të Barçës.

Për 27-vjeçarin është eksperienca e dytë me një klub në Europë. Te Barcelona u afrua në verën e vitit 2018, ndërsa ekipit të parë iu bashkua në tetor 2020.

Lojtari nga Uruguai u penalizua jo pak edhe nga dëmtimet. Për të nis një eksperiencë e re.