SPORT, 7 August 2026, 20:33

Palestra zbulon pse zgjodhi Chelsea-n para Interit: Gjithnjë kam ëndërruar të luaj në Premier League

Marco Palestra ishte një nga emrat më të përfolur në ditët e para të merkatos së transferimeve të verës. Kur gjithçka dukej se po e çonte drejt një kalimi te Interi, futbollisti italian vendosi të transferohej te Chelsea në Premier League.

Në këtë fazë përgatitore të kampionatit italiani arriti të befasojë trajnerin Xabi Alonso që deklaroi se ka mbetur i impresionuar nga loja e futbollistit.

Në prag të ndeshjes miqësore me Milanin, Palestra foli për kanalet zyrtare të klubit londinez duke shpjeguar edhe motivet se përse zgjodhi Chelsea.

‘Ardhja te Chelsea në Angli ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua-tregon Palestra-pse bëra këtë zgjedhje? Gjithnjë kam ëndërruar të luaj në Premier League, mendoj se është kampionati me kompetitiv në botë dhe Chelsea është një prej skuadrave më të forta në qarkullim. Nuk ishte e vështirë të bëja këtë zgjedhje dhe mezi pres të zbres në fushën e lojës’

Palestra foli më pas për shokët e rinj të skuadrës së tij.

‘Flasim shumë, ndonjëherë në anglisht ndonjëherë në spanjisht. Flas shumë me Aaron, por edhe me Joao Pedron-tregon Palestra-dua të përmirësoj anglishten time dhe po përpiqem. Chelsea është një skuadër me futbollistë të mëdhenj e sidomos me njerëz të mirë, është pjesë e kulturës së këtij klubi. Ndoshta për këtë arsye u ndjeva kaq mirë menjëherë’.