TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Myrto Uzuni po vazhdon të bëjë mirë me Austin. Sfida e radhës për klubin amerikan ishte ndaj Tijuanas për “Leagues Cup”, ndërsa Uzuni asistoi në fitoren 2 me 0. Ishte minuta e 16-të, kur Uzuni gjeti Rosales. Ky i fundit dërgoi më pas topin në rrjetë.
Goli i hapi rrugë fitores në shtëpi. Uzuni ndërkohë qëndroi për 82 minuta në fushë, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Ndjesia e asistit për sulmuesin e Kombëtares mungonte prej disa ndeshjesh. Më saktë që nga 18 prilli. Sa i përket golave ka shënuar katër të tillë që nga ajo ditë.