TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Marash Kumbulla do të vijojë aventurën e tij në kampionatin spanjoll. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është zyrtarisht pjesë e Rayo Vallecanos, ku do të bashkohet me një tjetër futbollist kuqezi, Ivan Balliun.
Klubi madrilen ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Romën për transferimin e Kumbullës në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2026/2027.
Qendërmbrojtësi shqiptar ishte në listën e disa klubeve të tjera të La Ligës, mes tyre Levante dhe Elche, por në fund vendosi të vazhdojë karrierën te skuadra e drejtuar nga Beñat San José.
Kumbulla e nisi karrierën e tij te Verona, ku paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e Romës, që e transferoi në verën e vitit 2020 për një shumë mbi 25 milionë euro.
Në moshën 26-vjeçare, mbrojtësi shqiptar është tashmë në huazimin e tij të katërt, pas aventurave te Sassuolo në sezonin 2023-2024, Espanyol në 2024-2025 dhe Mallorca në 2025-2026.
Performancën më të mirë në karrierën e tij në Spanjë, Kumbulla e regjistroi pikërisht gjatë sezonit 2024-2025 me Espanyolin, nën drejtimin e trajnerit Manolo Gonzalez, me të cilin vijon të ruajë kontakte.
Me skuadrën katalanase, mbrojtësi kuqezi u aktivizua për 2976 minuta në La Liga, duke luajtur 35 ndeshje, 34 prej tyre si titullar, ndërsa arriti të shënojë edhe 3 gola.
