SPORT, 7 August 2026, 22:06

Taulant Seferi ndryshon skuadër, por mbetet në futbollin turk, ja ku transferohet sulmuesi shqiptar

Nuk është vetëm Marash Kumbulla ai që ka ndryshuar skuadër. Edhe Taulant Seferi ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vendosur të vijojë të luajë në kampionatin turk, duke pranuar transferimin nga Bodrumspor te Kayserispor, skuadër që sezonin e kaluar ra në Ligën e Parë.

Klubi turk ka zyrtarizuar marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen futbollistit shqiptar nga Kumanova.

Seferi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Bodrumspor sezonin e kaluar, ku regjistroi statistika të rëndësishme me 17 gola dhe 7 asistime në 40 ndeshje të zhvilluara.

Gjatë karrierës së tij, sulmuesi kuqezi është aktivizuar me disa klube, mes të cilave Baniyas, Vorskla Poltava, Tirana, Xamax, Winterthur, Wohlen, Young Boys dhe Rabotnicki.