TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nazif Lekli, banori i prekur nga projekti i Unazës së Madhe, tregoi për emisionin “Të Paekspozuarit” se banesën e tij e ka me legalizim.
Banori shpjegoi se kontratën noteriale me pronarin e tokës e ka bërë në vitin 2002.
“E mora me qira në vitin 1995 tokën ku kam banesën, ndërsa në vitin 2002 bëra kontratën noteriale me pronarin e tokës sipas ligjeve.
Këta kanë nxjerrë këtë projektin e famshëm që duan të prishin banesat. Këta na fshinë neve në rreshtin e parë që jemi të gjithë me letra (legalizim).
Një ditë erdhën këta të ARSH-së, vendosën kryq në shtëpi, na lajmëruan se do të prishen, më pas ikën.”-tha Lekli. TPZ.AL