AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 22:47

Unaza e Madhe/ Lubonja: Prishja e banesave, dhunë e pastër e Ramës

Unaza e Madhe/ Lubonja: Prishja e banesave, dhunë e pastër e

Analisti Fatos Lubonja tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se situata e banorëve të Astirit të cilët protestojnë kundër shembjes së shtëpive të tyre, mund të përshkallëzohet më keq.

Analisti u shpreh se ky krim nuk realizohet vetëm nga Edi Rama por edhe ministrat e drejtori i ARSHR-së, Afrim Qendro.

Lubonja deklaroi se prishja e banesave të “Astirit” është dhunë e pastër nga kryeministri Edi Rama.

“Po vazhdoi situata kështu do shkojmë aty ku nuk duhet të shkojmë. Nuk jam shumë optimist.

Ky krim nuk mund të bëhej pa kryeministrin, ministrat dhe drejtorin e ARSHR Afrim Qendro. Ata kanë kaluar vijën e kuqe, ligjet ndërkombëtare tregojnë se Rama po i shkelë ato. Ajo që më tremb është se institucionet dhe ligjet i kanë sa për fasadë. Shteti është kapur nga bandat.

Ka shumë rëndësi të parandalojmë përplasjen fizike, mund të jetë më keq se kaq. Kur kryeministri përdor gjuhë të dhunshme, t’u thuash horra njerëzve që thonë të vërtetën është dy herë më e vështirë. Këta kanë humbur kontaktin me realitetin.

Ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë këtë ngjarje ndryshe do të përshkallëzohet, prishja e banesave nga Rama është dhunë e pastër." Shpjegoi Lubonja.

TPZ.AL