AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 23:07

Çupi: Projekti i ‘Unazës së Re’ është donacion

Çupi: Projekti i ‘Unazës së Re’ është

“Unaza e Re”, projekti që do të bashkojë shkollën Teknologjike me rreth-rrotullimin Shqiponja, i prezantuar si një nga investimet më të mëdha infrastrukturore të qeverisë është dhuratë.

Lajmin e bëri me dije deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, të enjten, në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan.

Çupi tregoi se asnjë nga dy firmat nuk kanë marrë pjesë në procedurat e prokurorimit dhe ky fond është totalisht abuziv.