AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 20:38

Ministri Lleshaj mbledh drejtuesit e Policisë, kritika pas protestës së dhunshme. Ja çfarë bën Ardi Veliu

Ministri Lleshaj mbledh drejtuesit e Policisë, kritika pas protestës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një takim në ambientet e Ministrisë drejtuesit e policisë, pas situatës së krijuar gjatë protestës së banorëve të “Astirit” para Kuvendit të Shqipërisë.

Burime bëjnë me dije se në takimin që po zhvillohet është nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtori i Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës), drejtori i Policisë së Tiranë Kastriot Skenderaj si dhe drejtori i Rendit, Gjovalin Loka.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Ministri ka marrë informacion të detajuar mbi atë që ndodhi sot para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës.

Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po vizitonte efektivët e lënduar gjatë protestës.

Veliu u ka uruar shërim të shpejtë efektivëve të policisë, ndërsa kujtojmë se në protestë kanë mbetur të plagosur 15 efektivë dhe disa protestues.