TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, e ftuar në emisionin "Të Pakepozuarit", ka deklaruar se kryeministri Rama ka çregullime narcistike dhe për këtë arsye flet në mënyrë të çekuilibruar me qytetarët. Pampuri tha se është tronditës fakti që fëmijët nuk shkojnë në shkollë por dalin në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe disa të mitur janë arrestuar nga policia. Pampuri paralajmëroi që kryeministri Rama, me këto veprime arbitrare, do të ketë një fund të keq.
"Në protestën që patë aty, kishte fëmijë. E dini që ka fëmijë që nuk shkojnë në shkollë por dalin në protestë dhe qajnë? Ata kanë përfunduar edhe në komisariat. Një fëmijë 13 vjeç, që e cojnë në komisariat, këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama.
Se si një kryeministër të tallet me qytetarët, që janë në hall tepër të madh. Reagimi lidhet fort, edhe me veprimin që bën qeveria kundrejt qytetarëve.
Fjalimi i tij i ngjason një personi me cregullimin narcistik. Edi Rama do të ketë një fund jo të mirë.
Një kryeministër që shan qytetarët, për të mbuluar marrëveshjet me oligarkët, flet në mënyrë të cekuilibruar për qytetarët", u shpreh Pampuri.
/TPZ.AL/