AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 22:22

Basha mesazh bisnesmenëve të qeverisë: Do të hetoheni!

Basha mesazh bisnesmenëve të qeverisë: Do të hetoheni!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar biznesmenët, të cilët futen në borxhe dhe marrin pjesë në projekte korruptive. Basha tha se kur të vijë në pushtet PD, do të ndëshkohen edhe zyrtarët që japin këto tendera por edhe ata që i marrin.

"Kam një mesazh për të gjithë biznesmenët të cilët hyjnë në borxhe për këto projekte.

Nuk do të njohim dhe nuk do të paguajmë asnjë lek. Do t’i hetojmë të gjitha kontratat për korrupsion. Ligji shqiptar do të dënojë si ata që japin, edhe ata që marrin Do të hyjnë në burg, kryeministri, ministra, drejtorë drejtorishë e me rradhë".

/TPZ.AL/