TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", tha se kryeministri Rama, i ka mashtruar qytetarët kur premtoi legalizime falas dhe brenda mandatit të parë. Lubonja u shpreh se Rama nuk ka vizion dhe koherencë, sepse favorizon dhe bashkëpunon me oligarkët.
"Rama premtoi legalizime falas, i bëri me lek. Premtoi legalizime brenda mandatit të parë, vazhdon dhe sot, Thotë nuk do prishen dhe do prishen.
Këta kanë sjellë një ekonomist peruan, i cili thotë se këto banesat informale, ne do ti formalizojmë, sepse kështu futen në kapital dhe kështu funksionon kapitalizimi. Problemi është që Rama nuk e bën, sepse nuk ka vizion dhe koherencë, sepse shkon pas vizionit të oligarkët.
Këtu nuk flitet për një gjë. Janë 40 milionë euro. Paratë tona. Ti duhet të na pyesësh. Që të ecim nga 25km në orë në 35km në orë, është problemi më i madh.
Tirana ka njëmijë probleme, që këto 40 milionë euro mund të përdoreshin. Këto janë argumenta tërthore, që provojnë se këta nuk kanë hallin e njerëzve. Kush të tha, që interesat e një milionë njerëzve, qenkan nga shqiponja te pallati me shigjenta?
Ky s'do të dijë fare për publikun, i mashtron njerëzit siç i ka mashtruar. Ai ka fituar votën. Me cfarë? Me premtimin zero ndërtime. Me zero para legalizimi. Gjithë këto gënjeshtra", deklaroi Lubonja.
/TPZ.AL/