TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"E vetmja gjë për të cilën e pashë me interes kryeministrin, ishte ajo puna se si kanë shërbyer kompania "Vëllezërit Hysa", për të ndarë 40 milionë euro për 3 njerëzit. Banorëve u duhet thënë faleminderit sepse e nxorrën në sipërfaqje këtë ngjarje. Kjo është një vjedhje galopante. Prisja argumentat e Ramës për akuzat. Si ka mundësi që Rama e ka cuar kilometrin e rrugës 20 milionë euro? Nëse je nisur për të vjedhur, do keqtrajtosh banorët, do fusësh konflikt partinë. Nëse merresh me Ramazanin, Anetën, Kristaqin, e bën sepse nuk do të flasë për vjedhjen galopante. Si ka mundësi që kilometri i rrugës ka shkuar 20 milionë euro, më shtrenjtë se cdo vend i botës? Gara fallco që është bërë, është gjeneza e të keqes. Konflikti me banorët, median dhe opozitën, vjen nga kjo. Premisa e tyre është vejdhja. Kur nisesh për të vjedhur do bësh kundërshtarë, njërëzit, opozitën dhe mediat e pa blera. Edi Rama është nisur për të vjedhur, prandaj është sot në konflikt. Cdo tentativë me Rexhepin me Kadriun është tymnajë për të hequr vëmendjen nga vjedhja", u shpreh Bushati. /TPZ.AL/ EMISIONI I PLOTË: