TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të 14-tën ditë me radhë, banorët e zonës së "Astirit" protestuan edhe pasditen e kësaj të shtunë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Ata bllokuan rrugën tek Unaza e Re për më shumë se një orë, duke kërkuar tërheqjen e fadromave.
"Do të heqim gardhin rrethues dhe do të mbrojmë shtëpinë tona. Nesër në 11 do të bllokojmë rrugën pa afat nëse nuk na kthejnë përgjigje"shprehen ata.
Ata adresuan thirrje për ndihmë në drejtim të Presidentit Meta.
Të shumta ishin edhe thirrjet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i kërkuan jo vetëm të vëjë dorën në zemër, por edhe një përballje me ta.
Protesta e tyre u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.
Kërkesa e banorëve mbetet e njëjtë, dëmshpërblim 100% me vlerën e tregut për banesat.