BALLKAN, 12 Prill 2023, 09:17

Ambasadori amerikan në Kosovë: Jemi të shqetësuar për incidentin në Zveçan

Ambasadori amerikan në Kosovë: Jemi të shqetësuar për

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier deklaroi se SHBA-të janë të shqetësuara për plagosjen me armë zjarri në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hovenier u shpreh se institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm.

“SHBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan.

Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë.

Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, çon përpara një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi Hovenier në Twitter.