TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë, ku si pasojë e shkëputjes së një ashensori 3 persona janë plagosur.
Incidenti ndodhi në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Lajmin u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha për Kosova Pres se të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor.”, ka bërë të ditur Ahmeti. Policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente kanë nisur hetimet.