BALLKAN, 10 Prill 2023, 17:35

Të ngujuar për 18 orë në 900 metër thellësi në minierën e Trepçës, shpëtohen 40 minatorë

Të ngujuar për 18 orë në 900 metër thellësi

Të gjithë minatorët që kanë mbetur të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës janë shpëtuar. Lajmi konfirmohet nga Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se gjendja shëndetësore fizike e minatorëve është e mirë, përveçse që kanë pasur shqetësime për shkak të bllokimit të gjatë në minierë.

“Kanë pasur shqetësime për shkak të ngujimit të gjatë, por gjendja e të gjithëve është e mirë”, deklaroi Jonuzi.

Rreth 40 minatorë kishin mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 9, 10 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës.

Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energjinë elektrike.

Në vendin e ngjarjes sipas kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës dhe ekipet e emergjencës.