BALLKAN, 27 Qershor 2023, 19:35

Ramush Haradinaj me kritika për Vjosa Osmanin: Nëse do të isha në vendin e saj, pas ‘sinjalit’ të Blinken do ta thërrisja me urgjencë Kurtin në takim

Ramush Haradinaj me kritika për Vjosa Osmanin: Nëse do të isha

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një intervistë dhënë së fundmi për mediat në Kosovë, ka thënë ndër të tjera se nëse do të ishte në vendin e Presidentes së Republikës së Kosovës, do ta thërriste me urgjencë në një takim Kryeministrin Kurti, pas Tweet-it të sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Haradinaj thotë se ndonëse e kupton situatën, presidentja Vjosa Osmani tashmë do duhej të kishte një qëndrim lidhur me situatën.

"Unë e kuptoj që nuk e ka lehtë por situata është e ndjeshme. Unë besoj se presidentja, me aq sa mundet, është mirë me marrë qëndrim. Unë nuk jam njëri prej atyre që them “le të prishet koalicioni”… Nëse e kisha parë dje Tweetin që ka shkruar Blinken, në vend të presidentes do e thirrja me urgjencën në takim Kurtin. I kisha mbyllur  dyert e do i thosha “çka po bëjmë?”. Nuk mundesh pas atij Tweet me diskutuar gjëra tjera”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se Kurti mund t’i bëjë një nder Kosovës duke zbatuar tri pikat që i kërkuan ndërkombëtarët.

“Unë mendoj që Kurti mund t’i bëj ende një nder Kosovës, edhe vetes e edhe LVV-së, të marrë guximin e të thotë: Po, i zbatoj tre pikat ose planin evropian, e zbatoj pikë për pikë dhe në këtë kohë…Nga kjo Kosova fiton, me të plan e fuqizon Kosovën sepse nga ai moment jemi palë kontraktuese”, tha ai.