AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 22:33

Një mesazh në sekretarinë e Edi Ramës: Alo, jam Gaz Demi...

Një mesazh në sekretarinë e Edi Ramës: Alo, jam Gaz Demi...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një sërë mesazhesh të ardhura në sekretarinë e tij telefonike, të cilën e ka marrë përsipër “ta personifikojë” përmes një sërë politikanëve gazetari Arian Cani.

I pari që ka çuar sms në sekretarinë telefonike të Ramës ka qenë Berisha, i cili i ka kërkuar kryeministrit që të shesë deputetin Saimir Tahiri. Cani: Alo Sali Berisha jam, o Edvin Habili, o kumbari i drogës, se harrova nuk ka kamera... ore një këshillë kam, shite Saje Qorrin... Rama: E mër plak, o plak, edhe unë e ti kemi problem, flëmë pak, por mua nuk më del njeri për të më treguar hesap se çfarë të bëj, ta mirëkuptoj hallin, e di që nuk do të flesh, por bëj si do të bësh. Por në sekretarinë telefonike kanë çuar sms dhe të tjerë politikanë, si Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta. Cani: Lul Basha jam po të nis me maikl një udhësues sesi rriten e shatohen lulet, se hashashi Rama: Thash se u bërë burrë, por lule lule mbete, skam cfarë të bëj Cani: Luli jam prap, e pe sa butë u solla në parlament për Sajmen, ca pankarta po kaq. Për sa kohë të ngeci vettingu, jemi ortak e di ti... Rama: Është koha e gjumit për ty o lul, nuk ke takat për Arian Canin, fli fli...! Cani: O i gjati, lir Meta jam, të takohemi patjetër, nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën se me Vishon rregullohem vetë Rama: Me qetësi dhe dashuri zoti president. Cani: Edo, Gaz Demi jam, ta kryva porosinë tek shtëpia e Sajes, pres të takohemi... Rama: Gazo rroft partizoni se ka nevojë për inkurajim këtë natë. /TPZ.AL/