TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur, mbrëmjen e së premtes, për atë se çfarë i tha ish-ministrit të tij të Brendshëm, Saimir Tahiri në zyrë, për shitjen e makinës grupit kriminal të Habiljave.
Rama tregoi se Tahirit i ka thënë se makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk po të ndahen.
“Më kujtohet që i kam thënë: Pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk të ndahen”, tha Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, mbrëmjen e kësaj të premte.
Kur ka dalë çështja kemi diskutuar gjerë e gjatë. Kemi miratuar në moment idenë e tij që ai të shkonte direkt në prokurori. Në vitin 2015 prokuroria e ka hetuar çështjen dhe nuk ka gjetur gjë. SHISH nuk më thanë asgjë dhe asnjëherë nuk më sjellë informacion zyrtar për lidhje të ministrit të brendshëm me trafikun. Nazeraj është një tjetër person është një tjetër kërkim i dënuar për mitmarrje me disa shokë të tij. Si mund t’ju besohet këtyre personazheve që tani duan të bëhen heronj. Deri pardje nuk kishte asnjë provë për Tahirin. Prokuroria italiane nuk ka sjellë asgjë. Nuk ka prova. Është një muhabet rruge mes dy kriminelësh”–shtoi më tej Rama.
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje edhe nga takimi që pati me ish-ministrin Saimir Tahiri kur prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij. Sipas Ramës ka qenë një takim normal ku Tahiri kishte shpjeguar rrugën që do të ndiqte.
“Kemi pasur një diskutim normal dhe me konsensus të plotë. Ai i qëndroi asaj që do të ndiqte rrugën e tij dhe unë asgjë nuk mund ti ofroja përveç rrugës që zgjodhi. Ishim vetëm. Takimin e thirra unë” – tha në emisionin Zonë e lirë.
I pyetur përse ndryshoi qëndrim për çështjen Tahiri kur një ditë më parë kishte thënë “të veprojë drejtësia” dhe një ditë më pas e kishte mbrojtur.
“Unë nuk ndryshova qëndrim. Në fillim thashë “drejtësia”. Pastaj kur pashë përgjimin kam mbajtur qëndrimin. Kur pamë dhe masat ekstreme. Morëm dhe masën e ndarjes së Tahirit nga Partia Socialiste” – tha Rama.
A i bëri shantazh Tahiri Ramës kur tha “nuk keni parë asgjë akoma”?
“Nuk i komentoj ato që thotë ai. Por ajo frazë u komentua nga ata që gjuajnë “mish njeriu”. A më shantazhoi? Ka vetëm një njeri që më shantazhon. E thashë është Zaho kur thotë: “Nuk shkoj të fle sepse dua Spiderman-in”.
/TPZ.AL/