AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 22:13

A të ka përgjuar Tahiri? Përgjigjet Rama: Ai nuk është skuth!

A të ka përgjuar Tahiri? Përgjigjet Rama: Ai nuk është

Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme në intervistë me gazetarin Arjan Çani në lidhje me çështjen “Tahiri”. Moderatori i “Zone e Lire” i ka bërë pyetje që kishin lidhje që me kohën kur Tahiri nisi karrierën te Partia Socialiste. Çani e pyeti nëse ekziston mundësia që Tahiri ta ketë përgjuar vetë Ramën, por ky tha se sipas tij Rama nuk është skuth.

Çani: Kishit dijeni për pajisjet e përgjimet MS Catcher në territorin e Shqipërisë?

Rama: S’e kam menduar që Tahiri mund të bëjë përgjime të paligjshme. Tahiri mund të ketë difekte, po kush thotë që është skuth nuk e njeh.

Çani:A keni dyshime se mos ju ka përgjuar Tahiri?

Rama: Është e njëjta përgjigje si më parë.

/TPZ.AL/