AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 23:39

Babaramo: Edi Ramën e kanë lënë nervat!

Babaramo: Edi Ramën e kanë lënë nervat!

Gazetari Ilir Babaramo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se komunikimi, i cili është arma më e fortë e Edi Ramës i është kthyer kundër gjatë diskutimeve me studentët. Madje gazetari deklaroi se kryeministrin e kanë lënë nervat.

Sipas gazetarit Rama organizon takime duke mbledhur të rinjtë e FRESSH-it, në vend të studentëve.

"Arma më e fortë që ka Edi Rama është komunikimi, dhe kjo gjatë takimit me studentët iu kthye kundër. Gjatë takimit me studentët e lanë nervat, vetëm kjo e shpjegon sjelljen e kryeministrit. Ai e humbi vetëm me një pyetje nga studenti për shtëpinë në Surrel.

Rama gjen ca skema që kalojnë edhe fantazinë, të ngjanë si koha e Ramiz Alisë. Mbledh ca të rijnë të FRESSH dhe organizon takime." TPZ.AL