AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 13:26

“Babalja”, Vasili: Po thellohet në mënyrë tronditëse grushti i shtetit, Rama-gate s’ka rrugëdalje

“Babalja”, Vasili: Po thellohet në mënyrë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se faktet tronditëse më të fundit të inkriminimit të qeverisë në mbulimin kriminal dhe korruptiv të audiopërgjimit të Agron Xhafaj plotësojnë qartë pamjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryeprokurorja po shkel mbi cdo ligj dhe mbi institucionin qe ajo vete drejton, ne emer te borxhit, qe ka ndaj kryeministrit qe e votoi me 69 vota. Rama-gate po thellohet ore pas ore dhe grushti i shtetit tashme eshte ne syte e te gjitheve.

Rama-gate eshte pa rrugedalje per te," shkruan Vasili.

Postimi i Vasilit:

Rama-gate, thellohet ne menyre tronditese grushti i shtetit.

Faktet tronditese me te fundit te inkriminimit te qeverise ne mbulimin kriminal dhe korruptiv te audiopergjimit te vellait te ministrit plotesojne qarte pamjen e Rama-gate,thene ndryshe, grushtit te shtetit ne veprim.

Faktet tregojne qarte regjine e kryeministrit per te inskenuar aktore,per ti paguar dhe per tu ofruar garancite e paprekshmerise se tyre.

Qeveria, qe ka cuar perpara drejtesise drejtore,specialiste,

infermiere e plot e plot njerez thjesht dhe vetem me faktet e emisioneve televizive investigative,sot mbulon pergjimet pjese e dosjes se audipergjimit.

Qeveria,qe ka cuar ne burg njerez per denoncimet ne portalin e saj sot e mbeshtetur nga kryeprokurorja po mbulojne sheshit nje krim shteteror.

Kryeprokurorja po shkel mbi cdo ligj dhe mbi institucionin qe ajo vete drejton,ne emer te borxhit, qe ka ndaj kryeministrit qe e votoi me 69 vota.

Rama-gate po thellohet ore pas ore dhe grushti i shtetit tashme eshte ne syte e te gjitheve.

Rama-gate eshte pa rrugedalje per te. TPZ.AL