TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur pak më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të japë shpjegime në lidhje me përmendjen e emri të tij në video-përgjimi ne Fredi Alizotit.
“Ardi Veliu më mori në makinë”, Drejtori i Policisë sot tek Krimet e Rënda
Pasi u përmend nga Fredi Alizoti në një përgjim, se e kishte marrë në makine dhe i kishte bërë presion, Sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është thirrur për të dëshmuar Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.
Mësohet se Veliu do të japë dëshminë e tij sot në orën 13:00, për të dhënë versionin e tij të ngjarës dhe si qëndron e vërteta.
Por edhe pse do të dëshmojë para organit të akuzës, Veliu në një deklaratë publike ka mohuar lidhjen me Alizotin.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti. Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.
Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.
Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.”, ka qenë kjo një pjesë nga deklarata e Policisë së Shtetit, një ditë pas publikimit të video-përgjimit.