AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 12:55

Dhunë në Paris, protestuesit përleshen me policinë/ VIDEO+FOTO

Gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e rebeluar në Paris, që tentojnë të futen në Pallatin Elysee.

Me thirrje të forta për dorëheqjen e presidentit Macron, protestuesit janë mbledhur sot në vijim të protestës së tyre prej dy javësh kundër rritjes së çmimit të naftës.

Policia ka angazhuar rreth 3 mijë forca, ndërkohë që situata ka degjeneruar edhe në dhunë. Sot ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë.