AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 14:40

Atentati ndaj Ardian Çapjas, snajperisti e priti disa orë të dilte, arma prodhim finlandez

Ardian Çapja është qëlluar në një distancë 250-300 metra në vijë ajrore. Kështu raportoi për “BalkanWeb” gazetarja Klodiana Lala, e vendosur në zonën ku ndodhi atentati ndaj 55-vjeçarit. Ajo tha se, autori ka qenë i pozicionuar në kodrën e Krastës.

“Snajperisti ka qëndruar disa orë në pritje që Ardian Çapja të dilte në rrugicën mes dy vilave luksoze, ku është qëlluar me snajper.

Automjeti tip ‘Volkswagen’ me të cilin janë larguar snajperisit dhe personi që e priste është me targa të vjedhura. Grupe ekspertësh kanë kontrolluar zonën por nuk është gjetur ndonjë gëzhojë.

Arma dyshohet se është snajper prodhim finlandez që qëllon në distancë mbi 600 metër.

Dyshimet janë se bëhet fjalë për përplasje të grupeve kríminale. Çapjas i është dërguar dhe formulari nga OFL dhe policia e deklaronte si kreun e një grupi kríminal. Bëhet fjalë për një hakmarrje mes grupeve kríminale që vijon prej vitesh”, deklaroi Lala.