AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 11:51

Atēntati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull

Atēntati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull


55 vjeçari nga Elbasani Ardjan Çapja mbeti i plāgosur mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij pas një atēntati ndaj tij nga persona ende të paidentifikuar.

Çapja u paraqit në spitalin e Elbasanit në orën 09:37 të mëngjesit me plagë në trup, e cila sipas policisë dyshohet se ishte shkaktuar nga një plumb.

Pas paraqitjes në spital, Ardjan Çapja është dërguar me urgjencë në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Abc News raporton se Ardjan Çapja ka marrë një plagë plumbi në shpatull dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Pas atentatit, autorët që kanë përdorur një furgon pasagjerësh tip “Ford” janë larguar në drejtim të Fushë Mbretit në Elbasan duke djegur aty makinën, ndërkohë që brenda kishin lënë municione. Shpërthimi i fishekëve ka plāgosur njërin prej zjarrfikësve që kishin shkuar për të shuar flakët.

Për fat të mirë, zjarrfikësi është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dha pak detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme.

Ngjarja dyshohet se është pjesë e zinxhirit të hakmarrjeve mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë zënë fill që prej vitit 2005 kur u ēkzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli.